Gazetari vret veten pasi del nga burgu në Iran

Në Iran, një gazetar kreu vetëvrasje pasi u lirua nga burgu nga regjimi.

Vdekja e 36 -vjeçarit Mohsen Jafari-Rad , reporter, kritik filmi dhe dokumentarist, u bë e ditur nga kolegu Hoshang Golmakani në Instagram:

 “Vetëvrasje pas lirisë. Para disa javësh, gjatë trazirave në Karaj, Moshen u arrestua rrugës për në shtëpinë e tij. Më pas u lirua”.

Sipas BBC, ky nuk është rasti i parë i vetëvrasjes pas lirimit nga burgjet iraniane. Dhe gjithnjë e më shumë analistë flasin për "vdekje të dyshimta" .

Golmakani ka raportuar se kolegu ka vrarë veten duke marrë disa pilula. Ai kishte qenë në burg për dy javë pas arrestimit pranë Teheranit.