Humbi kontrollin e motorçikletës, aksidentohet 61-vjeçari në Shkodër

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër – Tiranë.

61-vjeçari i cili ka qenë duke lëvizur më motoçikletë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë është rrëzuar duke marrë dëmtime.

I moshuari është dërguar në spitalin e Shkodrës ku po merr mjekimet e nevojshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 06:45, në aksin rrugor “Shkodër-Tiranë”, në fshatin Beltojë, shtetasi L. V., 61 vjeç, duke lëvizur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.