33-vjeçari shqiptar detyronte një vajzë të prostituonte kundrejt 150 eurove në Greqi, dyshime për raste të tjera

Rasti i një 23-vjeçareje, e cila ka jetuar një makth për katër muaj në një apartament në Exarchia, pasi 33-vjeçar shqiptar e kishte burgosur dhe e kishte lënë pa dëshirën e saj për 150 euro, përmes një agjencie takimesh, është tronditës.

33-vjeçari me origjinë shqiptare u arrestua mesditën e së shtunës (1 janar) në Athinë, në kuadër të aksionit të punonjësve të policisë kundër Krimit të Organizuar dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore, të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës.

Siç rezultoi nga hetimi i Policisë, nga maji deri në gusht 2020, 33-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në shfrytëzimin seksual profesional nëpërmjet një agjencie takimesh.

33-vjeçari, i është afruar vajzës me pretekstin se i ofronte një punë, duke përfituar nga situata e vështirë financiare. Më pas e ka çuar në banesën e tij dhe e ka mbajtur kundër dëshirës së saj, duke monitoruar plotësisht lëvizjet e saj.

Më pas, duke ushtruar dhunë ndaj saj, ai e detyroi të protituonte përmes një agjencie takimesh, duke e çuar vetë në pikat e takimeve me klientët dhe duke i mbajtur të gjitha të ardhurat.

Nga hetimet e kryera në shtëpinë e tij u gjetën dhe u sekuestruan shuma e parave prej 6890 euro, makina me të cilën e kishte çuar në takime dhe një sasi e vogël kanabisi.

 I arrestuari u dërgua në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërkohë që vijojnë hetimet për pjesëmarrjen e tij në raste të ngjashme.

Shqiptari dyshohet se i ka sugjeruar asaj se do të punonte në klubin e natës, në rrugën Liosion. E reja ishte vendosur në shtëpinë e tij dhe pas ditëve të para “të ëmbla” ai filloi ta rrihte.

Siç tha ajo në polici, “nga 150 euro të çdo takimi, 50 i ka marrë zyra online. 20 euro për shoferin 33-vjeçar dhe unë mbajta 80. Por pas një kohe ai nuk më dha më asgjë, 100 eurot i mbante për vete”.

33-vjeçari, sipas burimeve policore të zougla.gr, kishte një të kaluar të pasur kriminale dhe ishte i detyruar të paraqitej në komisariatin e Nicës. Ai ishte akuzuar për vjedhje të mëdha, drogë, shkelje të ligjit për armët, transport të huaj dhe grabitje.

Por për organet e akuzës ky rast konkret nuk ndalet këtu. Sipas të njëjtave informacione të zougla.gr, po shqyrtohet mundësia që 33-vjeçari të ketë lidhje me një klub nate në rrugën Liosion dhe ka mundësi që të mos jetë vajza e parë që ai ka nxjerrë. Një grup i vogël miqsh të tij po hetohen gjithashtu.