Pas trazirave në Brazil, reagon BE: Dënojnë sulmet. Presidenti Lula u zgjodh në mënyrë demokratike. E mbështesim!

Pas trazirave në Brazil, ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Europian.

“Dënojmë sulmin ndaj institucioneve demokratike të Brazilit”, shkroi kryeministri Charles Michel në një postim në Twitter.

Gjithashtu ai ka theksuar se nga BE ekziston mbështetje e plotë për Presidentin Lula Da Silva, duke shtuar se ai është zgjedhur në mënyrë demokratike nga miliona brazilianë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe të lira.