Radhët kilometrike në Kapshticë, reagimi i policisë: Pas komunikimit me palën greke u shtuan sportelet

Policia Kufitare në Kapshticë ka dalë me një sqarim lidhur me situatën problematike të raportuar më herët , pasi qytetarët shqiptarë mbetën të bllokuar prej orësh në doganë. Në reagimin zyrtar thuhet se për shkak të fluksit në rritje, Policia Kufitare shtoi në maksimum numrin e sporteleve. Njëkohësisht Shefi i Stacionit të Policisë Kapshticë mori kontakt me homologun në palën greke me qëllim që edhe policia kufitare greke të shtonte sportelet.

Pas takimit mes dy policive, pala greke shtoi sportelet dhe menjëherë filloi lëvizja e njëtrajtshme duke eliminuar radhët e krijuara për shkak të fluksit të madh që kishte në orët e pasdites.

Njoftimi:

DVKM Korçë

Kapshticë/Sqarim i Policisë Kufitare.

Pasditen e sotme, në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë ka pasur fluks në rritje të qytetarëve dhe automjeteve që lëviznin në drejtim të shtetit grek.

Për shkak të fluksit në rritje, Policia Kufitare shtoi në maksimum numrin e sporteleve, konkretisht me 5 sportele në dalje dhe 3 në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Njëkohësisht Shefi i Stacionit të Policisë Kapshticë mori kontakt me homologun në palën greke me qëllim që edhe policia kufitare greke të shtonte sportelet.

Pas takimit mes dy policive, pala greke shtoi sportelet dhe menjëherë filloi lëvizja e njëtrajtshme duke eleminuar radhët e krijuara për shkak të fluksit të madh që kishte në orët e pasdites.

Aktualisht në këto momente, situata është normale në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë dhe nuk ka qytetarë e automjete në radhë.