Galasaray fiton derbin e zjarrtë të Stambollit, shënon edhe Icardi

 

Galatasaray fiton derbin e Stambollit 0-3 në fushën e Fenerbahçes, ku golin e rezultatit përfundimtar e shënoi Mauro Icardi.

Takimi u zhbllokua në minutën e 32-të nga ish-futbollisti i Romës në Serinë A, Sergio Olivera, ndërsa në të 78-tën dyfishoi shifrat Artukoglou.

Ndëshkimi i futbollistit të Fenerbahces, Kahveci, me karton të kuq në të 86-tën ia bëri më të lehtë punën Galatasaray-t, që gjeti edhe golin e tretë me ish-sulmuesin e Interit (tashmë në pronësi të PSG-së), Icadi.

Me këtë fitore ndaj një rivali të drejtpërdrejtë, Galatasaray (39) e çon në katër pikë diferencën me ndjekësen më të afërt, që është pikërisht Fenerbahce (35).