Skandali/ Reagime nga Kosova: Edi Rama, i korruptuar në palcë, ka nxjerrë në shitje gjithçka, edhe Shqipërinë

Lajmi se një pastruese dhe i biri i saj kanë vjedhur mbi 500 mijë euro në banesën e një zyrtareje të lartë të Edi Ramës, ka tronditur opinionin publik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Gazetari Xhevdet Pozhari shkruan se kjo tregon se Edi Rama është i korruptuar në palcë.

"500 mijë euro janë vjedhë nga shtëpia e këshilltares së Edi Ramës.

Por, ma shumë zhurmë bëhet për këshilltarët e Albin Kurtit të cilët paguhen 500 euro.

Madje, ka të tillë që e ngrisin Ramën në qiell dhe janë në gjendje ta shpallin edhe rilindës të kohës moderne. E, në fakt është veç një i korruptuar në palcë që ka nxjerrë në shitje gjithçka - edhe Shqipërinë!

S'po ju them imagjinoni se sa pare dalin me bo me e shkund Edi Ramën sepse paraprakisht duhet të "shkunden" shqiptarët dhe të vendosin se çfarë shteti duan!

Një gjë dihet qëmoti - pushteti i Ramës mbahet duke blerë vota me para në dorë. Për 50 euro tregtim të votës, një këshilltareje të rëndomtë i është mundësuar të ketë 500 mijë euro në banesë, pa përllogaritur pronat dhe kapitalin tjetër.

Veç një zgjim shoqëror është ilaç për Shqipërinë. Gjithçka tjetër është agoni," shkruan ai.

Në lidhje me skandalin reagoi edhe gazetari i njohur, Rron Gjinovci.

"Në Shqipni pastrusja ja paska "vjedhë" 120 mijë euro shefes së kabinetit te nji ministre të qeverise atje.

Shefja e kabinetit 120 mije euro kesh nbanese tu i majt. S'din njeri e me qujt vjedhje a konfiskim i pasurisë së paligjshme," shkruan ai.