Asfalti elektoral/ Braimllari: Veliaj ka 8 muaj që propagandon me të madhe sistemimin e ‘Rrugës së Thesarit’

Ka 8 muaj që ka shkatërruar aktivitetin e bizneseve në këtë rruge vetëm për kapriçon e tij personale sepse inaugurimin e asfaltitit elektoral dhe të hajdutërisë së tij do ta bëjë sa më afër datës së zgjedhjeve lokale.

Propozon publikisht ndryshimin e sensit të lëvizjes së automjeteve në këtë rrugë por pa bërë konsultë publike me qytetarët, bizneset dhe pa diskutuar në Këshillin Bashkiak për interesat e qytetarëve dhe të bizneseve që dëmtohen në këtë zonë.

Regjimit monist të Veliaj në Bashkinë e Tiranës, qytetarët do t'i japin fund më 14 maj.

Bashkia do t'i kthehet qytetarëve dhe Këshilli Bashkiak do të jete i hapur dhe parlament i vertetë vendor, ku zëri i qytetarëve do të jetë i pari.