Leo Messi mund të thyejë së shpejti tre rekordet evropiane të Cristiano Ronaldos

Pas kalimit të shumëpërfolur të Cristiano Ronaldos te Al-Nasr, Lionel Messi ka mundësinë të thyejë tre rekorde të portugezit në Evropë.

Leo dhe Cristiano janë në majat e futbollit europian për gati dy dekada, duke motivuar njëri-tjetrin por, së fundmi Ronaldo nuk luan më në Evropë dhe Messi vazhdon të luajë për PSG-në.

Le të shohim se çfarë rekordesh mund të thyejë Leo në të ardhmen e afërt:

Rekord për gola në Evropë

Cristiano e kaloi Messin duke u bërë lojtari me më shumë gola në top 5 ligat e Evropës. Portugezi ka shënuar 696 gola për Manchester United në Premier League, për Real Madrid në La Liga dhe për Juventus në Serie A.