Miqësorja mes Partizanit dhe Luzit, të kuqtë fitojnë me rezultatin e thellë 6-1

Partizani ka zhvilluar sot një miqësore me Luzi 2008. Të kuqtë kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 6-1.

Të parët që zhbllokuan sfidën ishin “demat” me Mensah në minutën e 22′. Më pas Hoti dyfishoi shifrat në minutën e 37′. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Ndërsa pjesa e dytë kishte përgatitur supriza të mëdha dhe shumë gola. Mensah shënoi sërish në minutat e 56′ dhe 64′. Ndërsa Hoti shënoi sërish në të 60-ën. Teksa po luheshin minutat e fundit Zekolli shënoi golin e 6-të për Partizanin.