FOTO/ Apartament luksoz me 17 dhoma, ja sa kushton një muaj qëndrim në shtëpinë e re të CR7

Cristiano Ronaldo ka humbur pak kohë për t'u siguruar që atij dhe familjes së tij t'i bëhet një pritje mbretërore në "atdheun" e tyre të ri..

Ish-ylli i Manchester United, i cili nënshkroi një kontratë me vlerë më shumë se 450 milionë euro për klubin kryesisht të panjohur Al-Nassr nga Saudi Pro League, banon në një nga ndërtesat më të larta në vend - Kingdom Tower.

Ndodhet në një nga apartamentet më të mira që Riadi mund të ofrojë. Apartamenti ka 17 dhoma të banuara nga familja e tij, miqtë dhe rojet e sigurisë.

Një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave i plotësohen të gjitha kërkesat brenda suitës luksoze të hotelit Four Seasons, ku dhomat më të mëdha mbulojnë më shumë se 900 metra.

Apartamenti i madh Kingdom Suite është i rezervuar për një muaj dhe është një nga më të mirat në ndërtesë, i cili ka 99 kate. Banesa e tij shtrihet në dy kate.

Çmimi i suitës së hotelit nuk figuron as në faqen e hotelit dhe duhet të rezervohet privatisht, ashtu si “Royal Suite” fqinje.