Software ukrainas mund të jetë vendimtar në luftë

Ukraina ka zhvilluar një “software” ushtarak që tregon në kohë reale evolucionin luftës me Rusinë. Përmes programit kompjuterik Delta, ushtria ukrainase mund të shohë se ku ndodhen tanket, depot e municioneve dhe njësitë e këmbësorisë së armikut.

“Falë Deltës, Ukraina arriti sukseset e fundit ushtarake kundër Rusisë dhe arriti të rimarrë një pjesë të territorit që kishte humbur në fillim të luftës”, shpjegoi një oficer i ushtrisë ukrainase për gazetën gjermane “Die Welt”.

Ky software u zhvillua nga Aerorozvidka, një kolektiv i themeluar në vitin 2014, qëllimi i të cilit ishte të mbështeste forcat e armatosura të Ukrainës me dronë zbulimi. Fillimisht, funksionimi i tij përbëhej nga një sistem vëzhgimi video me informacionin e regjistruar nga dronët. Tani, kompania që zhvilloi programin arriti të integrojë imazhe satelitore dhe biseda radio që përgjohen nga ana e armikut në Delta.

Falë këtij lloj programi, informacioni që dihet për frontin nuk transmetohet më sipas hierarkisë ushtarake, por shpërndahet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të decentralizuar. Kjo prish hierarkinë e ushtrisë sovjetike, pasi ushtria zbulon, në kohë reale, se çfarë po ndodh në tokë, det, ajër ​​dhe hapësirën kibernetike.

Delta gjithashtu monitoron aktivitetet e dyshimta, gjë që ka lejuar që sulmet kibernetike ruse të jenë më pak të suksesshme.

Në mënyrë që ushtria ukrainase të ketë akses në software, shërbimi i inteligjencës kombëtare ukrainase kryen një procedurë të veçantë përpara se t’u japë llogarinë përdoruesve të rinj. Në këtë mënyrë, ata parandalojnë që sekretet konfidenciale ushtarake të arrijnë tek ushtria ruse.