'500 mijë euro në dyshekët e këshilltares, imagjinoni sa ka në dyshekët e shefit'

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale një postim të gazetarit Ylli Dylgjeri, i cili i shkruante kryeministrit Rama pas zbulimit të gjysmë milionë eurove në shtëpinë e këshilltares së tij, që ta merrte si pastrues në Surrel pasi mund t'i pastronte edhe oxhakun sepse është i gjatë.

Në tekstin që shoqëron postimin e tij, Berisha shkruan se, “kur në dyshekët e këshilltares u gjetën 500 mijë euro imagjinoni sa ka në dyshekët e shefit!

Postimi i plotë:

Dylgjeri ka një lutje të veçantë për Ramën. Ai mendon se kur në dyshekët e këshilltares u gjeten 500 mijë euro, imagjinoni sa ka në dyshekët e shefit! #sb