Ironia e Andi Bushatit: Tani të gjithë hajdutët do u sulen banesave të qeveritarëve

Gazetari Andi Bushati ka bërë një koment të shkurtër në faqen e tij në Facebook pas zbulimit nga ana e policisë të gjysëm milonë eurove në shtëpinë  e një zyrtareje te lartë të qeverisë Rama.

Mesazhi:

Ky linçimi publik që po i bëjnë kësaj zyrtares që i kanë vjedhur shtëpinë, do i nxisë gjithë hajdutet t'u vërsulen banesave të qeveritarëve, pasi askush s'do marrë më guximin të denoncojë grabitjen e parave të tij.