Mozzik për Getinjon: I mençur, besnik, karakter e të gjitha i ka

Getinjo është duke u cilësuar si një nga banorët më të pëlqyer në Big Brother VIP Kosova.

Jashtë shtëpisë, ai ka marrë komente të shumta pozitive si dhe përkrahje nga miqtë, të afërmit e familjarët.

Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë së fundmi edhe vëllai i tij, reperi Mozzik.

“I mençur, besnik, karakter e të gjitha i ka”, ka thënë ai për të vëllanë.

“Faleminderit gjithëve për përkrahjen. Big Brother”, ka shkruar reperi në vazhdimësi.

Getoar Aliu (emri i vërtetë) ka fituar zemrat e publikut me debatet, mendimet që ka shprehur brenda këtij formati.

Ai po ashtu në këtë reality shou ka krijuar edhe një lidhje dashurie me konkurrenten Vivien Thano.

Dyshja kanë qenë në fokus të mediave për shkak të raportit, uljeve dhe ngritjeve.