SYRI TV/ PD Fier gati për 14 majin, Baçi: Demokratët më të bashkuar se kurrë - Kodheli: 2023, fitore e opozitës

Demokratët e qytetit të Firit ndezën motorrët për zgjedhjet e 14 majit. Këtë të diel u hapën zyrat e shtabit elektoral për kandidatin Edvar Kodheli. Gjithashtu, këtë të diel demokratët e fierit festuan edhe 32 vjetorin e themelimit të degës.

Syri tv

Partia Demokratike në Fier ka ndezur motorrët e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Këtë të diel, u hap zyra që do të shërbejë si Shtab Elektoral për kandidatin e PD për bashkinë e Fierit, Edvard Kodheli.

Qindra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike morën pjesë në inaugurimin e zyrave, të shtabit elektoral, ndërsa me këtë rast u festua edhe 32 vjetori i themelimit të degës. Deputeti Luan Baçi u shpreh se Partia Demoraktike në Fier është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë.

Kandati i Pd për bashkinë, Edvar Kodheli u shpreh se ky do të jetë vit i suksesit të opozitës së bashkuar.

Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Rrabi Gjika dhe ai Partisë së Lirisë, Arben Çuko, kanë uruar kandidatin Kodheli për fitoren në 14 maj.

Zyrat e shtabit elektoral të Partisë Demokratike ndodhen në qendër të qytetit të fierit.