SYRI TV/ Rruga ‘Xhon Belushi’ krim elektoral, PD: Veliaj po abuzon me taksat e qytetarëve

Për aferën te rruga Xhon Belushi në zonën e Freskut në Tiranë, Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se po kryen krim elektoral. Deputetja Albana Vokshi dhe anëtari i kryesisë së PD-së Gent Strazimiri denoncuan praktikat korruptive të ndjekura nga Bashkia e Tiranës, si dhe i bënë apel SPAK-ut që të vendos përgjegjësit përpara drejtësisë.

Syri tv

Partia Demokratike akuzoi kryebashiakun e Tiranës Erion Veliaj se po kryen krim elektoral në rrugën “Xhon Belushi” në Fresk. Në një deklaratë për mediat deputetja Albana Vokshi dhe anëtari i kryesisë së selisë blu Gent Strazimiri denoncuan praktikën korruptive që Veliaj ka ndjekur për asfaltimin e kësaj rruge, si dhe theksuan se kryebashkiaku aktual po abuzon me taksat e qytetarëve.

Deputetja Albana Vokshi i bëri thirrje edhe strukturës së posaçme anti korrupsion që të ndërhyjë sa më parë, duke vendosur përgjegjësit përpara drejtësisë.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike akuzuan Veliajn se me anë të kësaj afere po i jep klientit të tij 471 milionë lekë.