Incidenti i Princit Harry në Alpet zvicerane/ The Sun: Kaloi natën me vajzën 8 vite më të re, e detyroi të firmoste marrëveshjen për të…

Tabloidi britanik The Sun ka zbuluar së fundmi një episod të së kaluarës së Princit Harry, kur ky i fundit kishte vepruar në mënyrë të ‘turpshme’ gjatë një fundjave në një resort për ski.

Një ish-mik i Dukës së Sussex-it e akuzoi atë për mungesë respekti ndaj femrave pasi Princi, në atë kohë 27-vjeçar kishte kaluar natën me një vajzë britanike 8 vite më të re se ai.

Sipas tij më vonë u zbulua se Harry i kërkoi asaj të firmoste një marrëveshje e cila do ta ndalonte adoleshenten të fliste mbi takimin e tyre duke ruajtur fshehtësinë e tij.

Gjithçka ka ndodhur kur Princi ka vizituar një klub nate në Verbier, në alpet zvicerane, kur Harry i cili ishte së bashku me disa miq, mësohet se ka bërë disa shaka të konsideruara të papërshtatshme vajzës 19-vjeçare.