SYRI TV/ Abuzimi me rrugën ‘Xhon Belushi’, Veliaj ndërsen patronazhistët ndaj mediave, nuk i lejojnë të filmojnë

Kryebashiaku aktual i Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur që të mbrohet me anë të patronazhistëve, pasi u kap duke abuzuar me taksat e qytetarëve shqiptarë në rrugën Xhon Belushi në zonën e Freskut në Tiranë. Këtë të dielë, Veliaj ka detyruar eksponentët e PS së që të dalin dhe të mbrojnë këtë aferë. Militantët e PS-së nuk kanë lejuar SYRI TV që të filmojë këtë abuzim duke përdorur edhe gjuhë fyese.

Syri tv

I kapur në shkelje të ligjit për nisjen e punimeve në rrugën Xhon Belushi në Tiranë, Kryebashiaku aktual I kryeqytetit Erion Veliaj ka urdhëruar ekspontetët e Partisë Socialiste në zonën e Freskut që ti dalin në mbrojtje aferës së tij.

Veliaj ka detyruar disa militantë të mazhorancës socialiste që këtë të dielë të dalin në këtë rrugë dhe mos të lejojnë mediat që të filmojnë abuzimet që Kryebashkiaku I Tiranës bën me taksat e qytetarëve.

Eksponentët e PS-së janë mobilizuar sapo janë informuar që këtë skandal të Veliajt do e denonconin sërish përfaqësues të Partisë Demokrtike. Ata  janë vendosur përgjatë kësaj rruge ku për disa orë përvecc se nuk kanë lejuar kamerën e SYRI TV që të filmojë, kanë përforur edhe një gjuhë fyese.

Mbrëmjen e së premtes ishte kandidati I opozitës për kryetar Bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi që denoncoi abuzimin që Erion Veliaj bën me paratë e qytetarëve. Këlliçi publikoi dokumentet që faktonin se punimet në këtë rrugë  kishin nisur pa prokurim publik. Sipas dokumenteve tenderi për këtë rrugë është planifikuar të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00,  ndërsa punimet në terren kanë nisur dy ditë më parë dhe po kryhen nga mjetet e ndërmarrjes së bashkisë Tiranës.

Dhe për këtë skandal Erion Veliaj nuk doli vetë për të mbrojtur punimet që ai trumbeton me të madhe, por nxorri militantët e Partisë Socialiste.