SYRI TV/ Banorët e Bërxullës në protestë: Po na vjedhin pronat, s’ka transparencë, do vetëflijohemi…

Vijon rezistenca e banorëve të Bërxullës, të cilët kërkojnë nga institucionet dëmshpërblim për banesat dhe tokat e tyre bujqesore, të cilat preken nga ndërtimi I autostradës Thumanë-Kashar. Banorët shprehen të vendosur për të vijuar protestat, për projektin e cilësuar prej tyre si abuziv.

Syri tv

Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish këtë të diel. Ata kërkojnë nga institucionet rishikimin e projektit Thumanë-Kashar, pasi ky projekt është I devijuar, ndërkohë që banorët e cilësojnë si korruptiv. Pronarët kërkojnë dëmshpërblim me ccmim tregu për banesat dhe tokat e tyre bujqësore, pasi ccmimi I referencës është I papërfillshëm.

Më herët banorët e Bërxullës kanë protestuar edhe përpara parlamentit, kryeministrisë, ministrisë së infrastrukturës, si edhe tek ambasada amerikane, e megjithatë nga institucionet përgjegjëse ende nuk ka asnjë reagim.