VIDEO/ Largimi i emigrantëve, radhë kilometrike makinash në Kapshticë, grekët punojnë me një sportel

Ditën e sotme ashtu siç duket në pamjet e siguruara nga Syri tv, fluksi i lartë i mjeteve nga Shqipëria drejt Greqisë ka krijuar një radhë të gjatë në pikën kufitare të Kapshticës.

Policia është duke punuar me kapacitete maksimale sportelesh dhe personeli.

Pala shqiptare punon me 5 sportele ne dalje, ndërsa ajo greke me 1 sportel ne hyrje.

Aktualisht sipas autoriteteve sportelet alternohen në varësi të fluksit. Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë, për shkak të shtetasve Shqiptar të cilët kthehen në vendet e punës.