VIDEO/ Uzuni sërish protagonsit në Spanjë, beratasi i dhuron fitoren Granadës në 'derbin' ndaj skuadrës së Sadikut

Myrto Uzuni  nuk ndalet së shënuari në Segunda Division në Spanjë, teksa “preja” e radhës e sulmuesit kuqezi, ka qenë Cartagena e Armando Sadikut. 

Derbi i sulmuesve shqiptar u zhbllokua vetëm në minutën e 70’, teksa beratasi ekzekutoi saktë një penallti dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhuruar kështu fitoren skuadrës së tij(1-0).

Si Uzuni, ashtu edhe Sadiku e nisën sfidën si titullarë, por ky i fundit u zëvendësua në minutën e 61-të, i duartrokitur nga tifozët miq, të pranishëm në tribunë.

Ky është goli i 12 sezonal për Myrto Uzunin, që kryeson edhe renditjen e golashënuesve, ndërsa Armando Sadiku ka arritur të dërgojë topin në rrjetë plot 7 herë, duke konfirmuar edhe ai se po kalon një formë mjaft të mirë sportive.