Thanë për 500 mijë eurot e gjetura në dyshek...

Nga Lutfi Dervishi

Edi Rama: mediat e kazanit po bëjnë një fortunë në gotë  për 504 mijë euro të  gjetura në një dyshek! 

Berisha: janë 100 herë më të pastra duart e pastrueses se duart e zyrtares së  qeverisë së krimit

Elisa Spiropali: ngjarje të tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma!

Spartak Ngjela: he he he. I dini të thjeshta këto punë ju. Pastruesja është agjente speciale e FBI

Frida Krifca: hapja e akademisë së pastrueseve është emergjencë kombëtare.

Bora Muzhaqi: kushedi sa fëmijë afganë do të  kishim mbështetur me 504 mije €

Niko Peleshi: tëmën e sëmës o! Sa një riparim kapital i një helikopteri antizjarr

Ulsi Manja: zyrtarja dhe pastruesja e bënë punën. Tani ta lemë drejtësinë të punojë e qetë!

Pastruesja: jam e pafajshme. Vetë shefja më tha “hiq çdo gjë të pisët nga kjo shtëpi”

Policia patrueses: nxirr paratë që ke marrë edhe te shtëpia e shefit tonë 

SPAK: Çështja po hetohet, por është shumë komplekse

Kiko: a i nxë  504 mijë euro kesh një çantë Louis Vuitton me flamurin shqiptar?