Pas vizitës së tij në Mekë Mozzik 'sulmohet' nga serbët, reagon reperi

Mozzik ka bërë disa deklarata në profilin e tij ku shprehet se po merr mijëra mesazhe nga ndjekës serb të cilët po i bllokojnë fotot në Instagram dhe kjo pas fotos së tij në vendin e shenjtë islam.

Kujtojmë që Mozzik ka ‘surprizuar’ ish-partneren e tij Loredanën dhe vajzën e tyre të vogël, Hanën nga Meka. Ishte Loredana Zefi ajo që postoi një story ku dukej një letër ku ishte shkruar emri i saj dhe i Hanës.