'Pse rri me nerva gjithë kohës këtë vit?' Arbana Osmani i përgjigjet pyetjes së ndjekëses

Në postimin e fundit të moderatores së “Big Brother Vip Albania”, Arbana Osmani, komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit. Por nuk kanë munguar as përgjigjet e Arbanës.

Një ndjekës i bëri Arbanës pyetjen që na mundon të gjithëve: “Moj Arbana, si ka mundësi që këtë vit rri me nerva gjatë gjithë kohës? Na mungon ai pozitiviteti që jepje vitin e kaluar”, shkroi ndjekësja dhe Arbana iu përgjigj duke shkruar: “Vetëm se nuk qesh kur temat për të cilat diskutohet janë serioze, nuk do të thotë që “rri me nerva”. Edhe vjet ka qenë njësoj, edhe vitin tjetër do të jem njësoj. Po ju, nga vjet kujtoni finale, se ajo ishte e fundit dhe finalet janë gjithmonë të bukura. Pozitiviteti aty është gjithmonë se është pjesë e imja, nuk e zhbëj dot edhe sikur të dua.”

Pak kohë më parë u përfol gjatë në rrjet një krisje e marrëdhënies midis Arbana Osmanit dhe Lori Hoxhës. Dyshimet nisën fillimisht nga rrjetet sociale, ku prej muajsh nuk kishte asnjë postim të përbashkët të tyre, për të vijuar me mungesën nëpër evente.

Mirëpo në një dalje të saj të fundit, moderatorja u shpreh se raporti i saj me pronaren e “Top Channel” nuk kishte nevojë për fjalë, prandaj kishte zgjedhur të mos reagonte.

Edhe  Lori në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj që ka thënë dy fjalë pë Arbanën.

Teksa një ndjekës/ndjekëse i ka kërkuar ta përshkruaj vetëm me dy fjalë Osmanin, ajo është shprehur:“Super punëtore.”