'Nisën punimet pa përfunduar tenderi'/ PD: Bashkia e Tiranës i jep 471 milionë lek klientit të Veliaj

Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë e Tiranës se ka nisur punimet në rrugën 'Xhon Belushi' ende pa përfunduar afati i tenderimit. 
 

Në një deklaratë për mediat nga Bashkia e Tiranës, deputetja demokrate Albana Vokshi dhe anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri theksuan se kjo bashki i ka dhënë 471 milionë lek nga taksat e shqiptarëve, klientit të Erjon Veliaj.

DEKLARATË E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GENT STRAZIMIRI

Po shpenzohen në mënyrë fiktive, me një tender fiktiv paratë e taksapaguesve të Tiranës. Kjo u bë e pamundur për shkak se Erjon Veliaj kishte angazhuar patronazhistët dhe organizatën bazë të partisë në rrugën Xhon Belushi, të cilët ishin të organizuar nga një grua e re, e cila na u paraqit si koordinatorja e PS së zonës, e cila argumentonte atje se banorët kanë dalë në mënyrë spontane, pikëridht depse duan zhvillimin dhe nuk iu intereson sesi vjen ky zhvillim.

Jemi këtu për të denoncuar faktin që vjedhja përmes tenderave fiktivë nuk është zhvillim, është anti-zhvillim. Vjedhja përmes mashtrimit tashmë të bërë rutinë nga ana e Erjin Velisë, nuk nund të jetë zhvillimi. Zhvillimi nuk  vjen përmes vjedhjes! Mekanizmin sesi janë duke e bërë këtë vjedhje, sesi janë në fakt duke vjedhur para të e atyre qytetarëve, përfdhi dhe patronazhistëve që sot kanë nxjerrë në rrugë do t’jua sqarojë në mënyrë teknike kolegia Vokshi.

DEKLARATË E DEPUTETES ALBANA VOKSHI

Jam këtu së bashku me z. Strazimiri dhe me anëtarë të kryesisë së PD të njedisë nr.4, dhe gjithashu edhe me banorë të zonës, ku Erjon Veliaj ka filluar punimet duke gdhirë data 1 janar, me premtimin që çdo ditë do të bënte një rrugë të re.

Nuk e bëmë deklaratën dot atje ku e kishim planifikuar, për shkak të ushtrisë së patronazhistëve të Erjon Velisë të cilit unë i them që t’i tërheqë urgjentisht.

Çfarë nuk donte Erjon Veliaj që të shihnin banorët e zonës, apo qyetarët e Tiranës? Vjedhjen skandaloze. Erjon Veliaj këtë herë është kapur në flagrancë, ndaj edhe drejtësia duhet të kishte reaguar që në momentin e kanditatit të opozitës në Tiranë z.Belind Këlliçi e denoncoi dy netë përpara, por gjithsesi ne sot do të japim disa informacione shtesë në lidhje me këtë tender. Në lidhje me skandalin të cilin Erjon Veliaj po përpiqet që ta fshehë.

Kemi dëgjuar rëndomë shumë herë, sesi Erjon Veliaj ka paguar shkollën me paratë që fitonte nga shitja e fiqve. Kemi dëgjuar edhe sesi dasmën luksoze e mbuloi me pensionin e mamasë. Por tani po shohim se si një magjistar ai po bln dhe rrugët. Dhe ai nuk pyet fare. Nuk pyet as për ligj, nuk pyet as për procedura, as për afate. Pra, po shkel çdo gjë.

Kush i jep Erjon Velisë sigurinë që nuk do dalë para drejtësisë për këtë shkelje flagrante, apo dosje që i kemi depozituar ndër vite, apo edhe para zgjedhjeve të 25 prillit, pikërisht për abuzim dhe në përfshirjen në krim elektoral të Erjon Velisë. 

Çfarë ka ndodhur që t’ua bëjmë më të qartë qytetarëve të Tiranës?

Ky është një njoftim nga Bashkia Tiranë, publikuar në datën 19 dhjetor për ounimet në segmentin rrugor, për ndërtimin e rrugës Xhon Belushi dhe degëzimin e saj rruga Thoma Filipeu. Fondi limit është 471 milionë lek të taksave të qyetarëve shqiptarë. Kohëzgjatja e kontratës është 5 muaj, por afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 9 janar. Më tej shpallja e fituesit është 22 janar. Që ta bëjmë edhe më konkrete, sot është data 8 janar, ndërkohë që punimet kanë filluar 9 ditë para afatit të dorëzimit të dokumentave, dhe 22 ditë para afatit të shpalljes së fituesit të kontratës. 

Pse ky nxitim i Erjon Velisë? Pse shkelet ligji? Pse shkelen procedurat? Pse shkelen afatet? Sigurish logjika të çon që nuk është thjesht një mashtrim i Erjon Velisë si ato që bën ai çdo ditë, por është një vjedhje, është korrupsion, është abuzim me me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe banorëve të Tiranës. 

Gjithashtu logjika të çon në faktin që megjithëse ai po mundohet ta mbulojë me ushtrinë e patrinazhistëve, të çon në logjikën që aty është më tej se mashtrimi. Mund të jetë një kompani e paracaktuar, siç ndodh rëndomë në çdo tender të bashkisë. 471 milionë lek që shkojnë në xhepat e një komoanie që është paracaktuar më parë nga Erjon Veliaj, një klient i tij. 

Por fakti që atje ka makineri të bashkisë, ka punëtorë të Bashkisë Tiranë, atëherë punimet Erjon Veliaj po i kryen. 

Pra, 471 milionë lek ku shkojnë? Nuk shkojnë gjëkundi tjetër, veçse në xhepat e Erjon Velisë, për të kaluar më tej në xhepat e atyre patronazhistëve që ishin sot për të penguar pikërisht këtë denoncim, por edhe për të penguar mediat oër të filmuat atë ç’ka po ndodhte në rrugën Xhon Belushi.

Pra, nuk është veçse një vjedhje e Erjon Velisë. Është abuzim. Është vjedhje e taksave tona.
Nuk është PD kundër zhvillimit, përkundrazi ne jemi partia e cila ndërtoi 11 mijë kilometra rrugë brenda dy mandateve qeverisëse të saj. Po, ne jemi për zhvillimin, por jemi kundër abuzimit. Jemi kundër shkeljes së ligjut dhe do vazhdojmë, pavarësisht përpjekjeve të Erjon Velisë i cili tashmë duket shumë i trembur nga rivali i tij, Belind Këlliçi, nga kandidati i opozitës për kryetar bashkie. Është i trembur nga denoncimet.

Ne nuk do të reshtim. Ne do vazhdojmë të denoncojmë çdo ditë vjedhjen, mashtrimin, abuzimin e Erjon Velisë. 

Ashtu sikurse e përmenda SPAK-u duhet të kishte reaguar që në momentin që Belind Këllipi e denoncoi dy netë më parë. SPAK-u duhet të kishte shkuar, të kishte sekuestruar gjithë dokemuntacionin, bashkë me makineri dhe të kishte stopuar punimet, sepse aty po kryhet një krim elektoral. Pra nuk është thjesht mashtrim, nuk është thjesht vjedhje, ësjtë krim elektoral, i cili duhet ndëshkuar. 

PD do ta zyrtarizojë denoncimin. Nesër do të depozitojmë një tjetër kallëzim penal për Erjon Velinë në SPAK. Pavarësisht se me kallëzimet e tjera mund të ndodhl i njëjti fenomen i ngjashëm me to. Një dosje tjetër, një kallëzim tjetër penal për Erjon Velinë që myket në sirtaret e SPAK-ut. Ne jemi të vendosur që t’i dalim për zot qytetarëve të Tiranës.

Qytetarët e Tiranës, familjet dhe fëmijët e Tiranës, nuk meritojnë oër kryetar bashkie një mashtrues. Nuk meritojnë për kryetar bashkie një hajdut. Qytetarët e Tiranës meritojnë që person që të punojë për ta, të mendojë për ta dhe t’i shërbejë atyre. Ndaj ata e kanë vetë në dorë. Le ta refuzojnë modelin e Erjon Velisë. Ta refuzojnë modelin e vjedhjes dhe abuzimit me votën e tyre, dhe kanë rastin që për pak javë të votojnë modelin e njeriut që punon për ta, që mendon për ta dhe iu shërben atyre. Faleminderit.