EMRI/ Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në SHBA, mashtroi të moshuarin dhe i mori 14 mijë dollarë

I riu shqiptar Marian Kola, i cili prej disa kohësh po jetonte në Amerikë ra në prangat e policisë gjatë së enjtes së kaluar nën akuzën se drejtonte një kompani të rreme të ajrit të kondicionuar dhe mashtronte klientët.

Burimet bëjnë me dije se Kola u arrestua në zonë Collier të SHBA-ve.

Sipas mediave të huaja, Kola mashtroi një të moshuar duke përfituar nga ai shumën prej 14 mijë dollarë.

Padia u bë nga një 77-vjeçare së cilës i kishte montuar një sistem ajrimi pa asnjë lloj garancie dhe më pas i kishte marrë shuma të majme për shërbimet e tij po pa arritur t’i rregullonte problemin. Sipas saj, telefonatat ndaj tij ishin të shumta por kurrë nuk ju përgjigjte.

Gjatë hetimeve policia ka zbuluar se Kola operonte me biznesin e tij pa license.

Ndaj tij u mor masa e arrestit me burg për arsye sigurie që i dyshuari të mos ishte në gjendje të largohej drejt Shqipërisë të cilën e kishte vizituar 5 herë gjatë vitit të kaluar.