SYRI TV/ Ndotje nga ujërat e zeza në Lezhë, probleme në lagjen 'Skënderbeg'

Ujerat e zeza në lagjen 'Skendëbeg' në Lezhë prej kohesh janë kthyer në shqetësim serioz për qytetarët. Banorët thonë se e kanë të vështirë të dalin në oborr apo t’i mbajnë dritaret hapur,  për shkak të kundërmimit që u sjellin ujërat e zeza që po u kalojnë afër shtëpive.

Banorët bëjnë me dije se shkak i kësaj situatë të rëndë për shendetin e tyrë është bërë mosfunksionimi i kanalizimit dhe bllokimi i pusetave.

Kjo problematikë është e njohur prej vitesh për Bashkinë e Lezhës,  por ende nuk i ka dhenë asnjë zgjidhje kësaj  situatë, duke vënë në rrezik shendetin e banorëve.