SYRI TV/ Vrau foshnjen, detaje nga ngjarja. Orjana Gremi nuk tregon atësinë e fëmijës

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e një dite më parë, ku një foshnje e sapolindur u gjet e pajetë në ujërat e lumit Kir. 

Sipas stafit mjekësor, nëna e foshnjës Orjana Gremi ka refuzuar të tregojë atësinë e fëmijës. 

Policia gjithashtu ende nuk ka arritur të zbardh atsinë e fëmijës, ndërsa vijon përpjekjet të bind të renë për të treguar se kush është babai i fëmijës. Lidhur me krimin, Orjana Gremi dyshohet se e ka kryer atë fill pasi ka lënë maternitetin e Shkodrës, duke shkuar për në shtëpi. 

Sipas burimeve nga policia, Orjana Gremi e ka futur foshnjen në një qese, dhe e ka hedhur në lumë së bashku me një qese tjetër më rroba. 32-vjeçarja është denoncuar nga Murgeshat, të cilat kanë konstatuar se e reja nuk e ka pasur fëmijën pas lindjes. 

Më pas policia ka nisur hetimin, ndërsa ka kryer arrstimin e Orjana Gremit, e cila është gjetur në banesën e dajve të saj në fshatin Golem të Shkodrës, aty ku ajo jetonte. Në dëshminë e saj në polici, e reja ka deklaruar se fëmijën nuk e duronte dot dhe nuk kishte mundësi ta rriste. 

Orjana Gremi është arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. 
Ende mbetet e paqartë se si ka qenë gjendja psikologjike e të resë në momentin e daljes nga spitalit dhe kryerjen e krimit si dhe nëse ka funksionuar siç duhet të gjithë mekanizmat institucional për të trajtuar me kujdes rastin.