'Ndal terrorit ndaj romëve'/ Berisha: Veliaj ka neveri për të varfërit, të pamundurit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar terrorin ndaj komunitetit rom në Tiranë. 

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka nxjerrë një video dhe ka theksuar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka neveri për të varfërit dhe të pamundurit. 

Postimi i plotë: 

Ndal terrorit ndaj romve! 

Erion Veliaj ka neveri për të varfërit, të pamundurit! 

Te dashur miq, rreth 100 tregtarë të vegjël të komunitetit rom, të cilët sigurojnë kafshatën duke shitur rroba të përdorura, janë përballur me rritjen e tarifës së vendit ku tregëtojnë mallrat e tyre. Kjo e gjitha vjen si pasojë e mungesës së një tregu publik dhe kushteve më minimale të ushtrimit të biznesit të tyre, për të përmbushur nevojat më bazike jetike, ndaj këta tregtarë detyrohen t’u binden kushteve të pronarit të tregut. 

Mos harrojmë që në fushata elektorale, apo në kushte të tjera që u leverdis hajdutëve të pushtetit, ky komunitet mbush faqet zyrtare të qeverisë me foto, video e premtime boshe. Sapo këta marrin votën, të flakin. Kjo është edhe filozofia e tyre.
Erion “Betoni” e ka mendjen tek vjedhja nëpërmjet betonit dhe kullave dhe jo tek te varferit! #sb