Policia gjen edhe mbi 400 mijë euro në banesën e pastrueses së arrestuar/ Ja ku ishin fshehur

Policia e Tiranës ka zbuluar 404 800 euro, gjatë rikontrollit në banesën e nënë e bir të cilët u arrestuan ditën e djeshme për vjedhje në bashkëpunim. 

Sipas njoftimit të policisë, nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve Rozeta Dobi dhe djalit të saj H. D. dhe aty gjetën shifrën e frikshme të eurove të fshehura në tubin e aspirimit. 

Me këto shifra vjedhja e kryer shkon në rreth 525 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri.

Nga raportimet e mediave, vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, 49-vjeçarja Rozeta Dobi e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri dhe pasi ka vjedhur bashkë me djalin e saj kanë bërë rrëmujë në shtëpi për të humbur gjurmët. 

Vjedhja ka ndodhur më datën 15 dhjetor dhe në atë banesë ku punonte 49-vjeçarja Rozeta Dobi jetonte një grua me vajzën e saj. 

Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar "Inside".

Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar "Inside", gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë?‍♂‍?
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit??
#nëshërbimtëqytetarëve?‍♂‍??‍♂