Gjermani: Arrestohet i riu sirian pas dyshimeve se po planifikonte të kryente një sulm terrorist

Përmes një deklarate, policia dhe prokurorët gjermanë kanë bërë me dije se një burrë 32-vjeçar është arrestuar nga policia në landin Renania Veriore-Vestfalia, pasi dyshohet se kishte përgatitur një 'sulm të motivuar nga islamizmi'.

Burri në fjalë është identifikuar si iranian, dyshohej se e kishte përgatitur një akt të rëndë dhune që rrezikon shtetin me përdorimin e planifikuar të lëndës së rrezikshme cianid dhe ricinë për të kryer një sulm të motivuar nga islamizmi”.

*Ricia është një armë biologjike shumë toksike*.

Arrestimi i tij u bë i mundur nga Forcat Speciale mëngjesin e sotëm.

Hetuesit deklaruan: “Kërkimi shërben për të gjetur toksina përkatëse dhe prova të tjera”. Ata bënë të ditur se gjatë operacionit është arrestuar edhe një person tjetër, i cili është dërguar në mbajtje. Ende nuk është vendosur nëse 32-vjeçari do të çohet para gjykatës dhe do të mbahet nën arrest.