SYRI TV/ Po transportonte 70 kg hashash, arrestohet shtetasi rumun në Morinë

Një shtetas rumun është arrestuar në doganën e Morinit në Kukës pasi u kap duke transportuar 70 kilogram hashash të cilët e kishte marrë në zonat e Kukësit. 

Burime nga policia e Kukësit bëjnë me dije se informacioni mbi transportin e lëndës narkotike është siguruar në rrugë operative nga një telefonatë, dhe pas këtij informacioni janë vënë në lëvizje edhe agjentë të policisë së shtetit të cilët kanë ndjekur të gjithë itinerarin e 48 vjecarit rumun Florin Balanescu. 

Sapo shtetasi me shtetësi rumun është afruar në pikën e kalimit kufitar, policia dhe doganierët kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në mjetin e tij tip benz ku pjesën e poshte të automjetit kanë konstatuar saldime dhe llamarina shtesë të vendosura në mjet. 

Me te pikasur ndryshimin e shastise se Benzit B klas, policia dhe agjente te antidroges i kanë hapur llamarinat e improvizuara ku kanë konstatur 70 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa të ndarë në pako të vogla dhe të izoluara me ngjitës natriban. 

Vijon hetimi i thelluar, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë, bashkëpunëtor të shtetasit rumun  Florin Balanescu.