Pas 20 vitesh, lirohet nga burgu spiunia e ‘Luftës së Ftohtë’

Ana Montes, një nga të dënuarat si spiune e Luftës së Ftohtë prej rreth 20-vitesh është liruar nga burgu.

 

Ndërsa punonte si analiste në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes të SHBA-së, analistja 65-vjeçare spiunoi për Kubën prej më shumë se dy dekatash.

Pas arrestimit të saj në vitin 2001, administrata amerikane deklaroi se ajo i kishte zbuluar Havanës pothuajse të gjitha operacionet e inteligjencës amerikane në ishull dhe për këtë arsye konsiderohej një nga “spiunet më të dëmshme” për sigurinë amerikane.

Michelle Van Cleave, e cila drejtoi kundërzbulimin nën drejtimin e Presidentit Xhorxh W. Bush, i tha Kongresit në vitin 2012 se: “Montes kishte kompromentuar pothuajse gjithçka që dinim për Kubën dhe operacionet tona në ishull dhe qeveria e Havanës mund të përdorte të gjithë informacionin në avantazhin e tij”.

Ndër të tjera, Montes u akuzua edhe për zbulimin e identitetit të katër spiunëve amerikanë dhe sigurimimin e materialeve të klasifikuara. Dënimi i i saj u vendos të ishte 25 vite burg.