VIDEO-SYRI TV/ Dështon sjellja e punëtorëve të huaj, Shqipëria shihet si trampolinë drejt BE

Nisma për sjelljen e punonjësve nga Nepali apo Bangladeshi, në bizneset e vendit, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore, ka dështuar.

Në shumicën e rasteve bizneset pohojnë se punonjësit u janë larguar, pasi Shqipëria është përdorur prej tyre si trampolinë për t’u larguar drejt Europës.

Drejtuesi i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi,tregon për Monitor se bizneset kanë shpenzuar shumë të mëdha parash për marrjen e këtyre punonjësve, pasi u janë paguar pagat sipas kontratave, akomodimi duke përfshirë fjetjen dhe ushqimin. 

Konkretisht, për sektorin fason, pritet të mbërrijnë së shpejti 150 gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet. Punësimi i këtyre grave mund të rezultojë i suksesshëm, pasi sjellja e tyre është me garanci nga ambasada e Nepalit, ndërkohë që gratë kanë më pak rrezik largimi sesa burrat. 

Ndërkohë, biznesmenë të tjerë e lidhin dështimin e nismës me pagat e larta që kërkojnë punonjësit e huaj. Bizneset shqiptare nuk kanë mundësi, pasi shtohen edhe kostot e akomodimit.

Nga kjo, rezulton se zëvëndësimi i fuqisë punëtore nuk jep zgjidhje problemit, por duhen masa fiskale lehtësuese, që të frenohet edhe largimi i vendasve.