SYRI TV/ Shtohen rastet e prekur me virozat e stinës, Alimehmeti: Kujdes me përdorimin e antibiotikut

Edhe pse me temperatura të pazakonta për këtë stinë, muaji janar ka nisur me shtim të virozave sezonale. 

Në krahasim me vitet e mëparshme, mjekët pranojnë se këtë vit ka më shumë qarkullim të virozave respiratore. 

Në një intervistë për Syri Tv, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tregon llojet e virozave që po qarkullojnë si dhe grupmoshat më të vulnerabël që preken nga këto sëmundje. 

Mjeku Alimehmeti tregon simptomat që shfaqen nga këto viroza. 

Për mënyrën e trajtimit të virozave sezonale, mjeku Ilir Alimehmeti jep disa rekomandime. 

Prekja nga gripi do të shkojë drejt rritjes edhe për disa javë, ndërsa sipas mjekëve pritet të ketë rënie të virozave në fund të muajit shkurt dhe në fillim të marsit.