Çantokracia!

Nga Enver Robelli 

Një sistem parapolitik për argetimin e masave të gjëra të servilëve digjitalë, lajkatarëve dhe llajkshpërndarësve të vëmendshëm dhe të pavëmendshëm, të cilët bëjnë plane që çantën që s'gjendet më në treg, ta blejne në Galleria Vittorio Emanuele II në Milano dhe pastaj të bëjnë pushime në plazhin Ance Source d'Argent (Seychelle), ku do fluturojnë me avion privat dhe do i hidhen banketeve të mëdha, aty një tepsi kaviar, atje nje kusi gullash, pak më tutje qofte të kriposura nga kasap Nusreti. 

Të gjitha këto janë ëndrra me çantë nga mjerimi i Kamzës dhe Kurveleshit, duke pritur lajmet se kur do niset barka nga La Manche për të çarë dallgët drejt Britanisë së  Madhe. 

Ja, pra, kjo është çantokracia!