Xhaçka si ministre strategjike, duhet të ndjejë peshën e SPAK

Nga Basir Çollaku

Ministre strategjike zonja Xhaçka, me burrin ish-deputetin strategjik Artan Gaçi, larguar nga parlamenti jo fort nga dëshira, por për hije të së shkuarës, vijon të bëjë karshillëk ndaj Prokurorisë.

SPAK ndihet anemik në këtë histori duke mos thirrur ende zonjën ministre të dëshmojë për përkatesinë e saj, lidhjet apo ndikimin. Ndoshta flirtet diplomatike kanë shërbyer deri tani si mburojë..

Është e njëjta ministre, që ka emëruar në detyra të rëndësishme në shërbimin e jashtëm, pa certifikatë sigurie. Certifikata te refuzuara nga DSIK, për lidhjet e dyshimta te kërkuesve.

Është e njëjta ministre me një ish-këshilltar aktor me peshë të madhe në call centerat e mashtrimit financiar, Josifin, ish-ortak me Olsi Ramën për të cilin spanjollët hetojnë sot 2.4 miliarde euro plaçkë… 

E njëjta ministre kur ishte titullare e Mbrojtjes u hetuan ca tendera sekretë  në kohë pandemie. Dhe prokuroria u djersit të mos e përfshijë në përgjegjësi.

Kjo e mbron?!?!?

Njëherësh Gjykata Kushtetuese duhet të dëshmojë se nuk është celulë partie dhe te rrezoje qoken e Rames për Xhaçkën strategjike. Mandati i saj duhet të ishte hequr prej muajsh.

Opozita duhet te kërkojë Gjykatës dhe SPAK të mos presë djegie afatesh dhe procedurash.

Kushdo ka firmosur duhet të përballet me akuzën dhe drejtësinë.

Orët e paqes hetimore janë vepër penale e Prokurorëve.

Ministres strategjike, nuk i rëndon kjo histori, sepse Piramidat ndoshta i kujtojnë rëndesa më të mëdha…