'Vodhën dhe kthyen përmbys shtëpinë'/ Pastruesja përdori çelësin e dhënë nga pronarja

Të tjera detaje janë bërë publike për vjedhjen e 120 mijë eurove para cash dhe sende me vlerë nga nënë e bir në një banesë në kryeqytet.

Sipas burimeve për media, vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, 49-vjeçarja Rozeta Dobi e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri dhe pasi ka vjedhur bashkë me djalin e saj kanë bërë rrëmujë në shtëpi për të humbur gjurmët.

E gjitha në funksion të një inskenimi sikur banesa ishte grabitur nga autorë të tjerë dhe për të larguar dyshimet nga ajo dhe djali i saj. Vjedhja ka ndodhur më datën 15 dhjetor dhe në atë banesë ku punonte 49-vjeçarja Rozeta Dobi jetonte një grua me vajzën e saj.