Me urdhër të SPAK/ Policia bastis shtëpinë e Ervis Martinajt në Surrel

Forcat e policisë kanë nisur një tjetër aksion për çështjen e Ervis Martinajt.

Forcat speciale po kontrollojnë shtëpinë e Vis Martinajt që ndodhet në Surrel.

Lajmin e jep gazetari investigativ Artan Hoxha.

“Më në fund prokuroria, e ndau mendjen për të bastisur vilën e Vis Martinajt, që ndodhet vetëm disa metra larg banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

Prej më shume se dy oresh, nje numer i madh i forcave speciale kane rrethuar vilen e Martinajt ne periferi te kryeqytetit, ndersa policia gjyqesore po kontrollon ne menyre te imtesishme cdo ambjent te saj.

Vila e Martinajt, eshte e mbikqyrur nga nje sistem kamerash sigurie me rezolucion te larte, nderkohe ka dhe nje roje, i cili kujdeset per sigurine e saj.

Prokuroria dhe policia nuk kane dhene ende detaje ne lidhje me urdherin e bastisjes se viles dhe motivacionit te tij.

Burime nga drejtuesit e aksionit ne Surrel, konfirmuan se, veprimet po kryhen ne kuader te hetimit te SPAK, ne lidhje me operacionin “Plumbi i arte”, i nisur pas deshmive te bashkepunetorit te drejtesise Nuredin Dumani.

Nuk dihet pse prokuroria eshte kujtuar kaq vone per te ushtruar kontroll, ne nje nga ambjentet ku Martinaj, ka jetuar gjate viteve te fundit.

Pas kontrollit te ushtruar 10 dite me pare ne rezidencen e familjes Martinaj ne Fushe Kuqe, ky eshte kontrolli i dyte qe ushtrohet 5 muaj nga mbremja e 9 gushtit 2022, kur Ervis Martinaj u zhduk pa lene gjurme ne nje zone ne periferi te Durresit”, shkruan Artan Hoxha në Facebook.

***

Më datë 26 dhjetor 2022, policia zhvilloi kontrolle në Fushë Kuqe të Kurbinit, në dy banesa në pronësi të Martinajt. 

Pas kontrollit, në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe 2 xhaxhallarëve të tij Faik dhe Rakip Martinaj u gjetën 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

Këto kontrolle u kryen me vendim gjykate në funksion të dosjes hetimore që SPAK ka hapur ndaj Ervis Martinajt pas operacionit “Plumbi i Artë” si edhe për të shuar pikëpyetjen për fatin e të shumëkërkuarit i cili u denoncua i zhdukur që më 9 gusht nga familjarët.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit te kaluar, ku zhdukja e tij u denoncua në polici nga xhaxhai.

Martinaj humbi gjurmët pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i tha se ai i kishte kërkuar të vriste Endrit Doklen, kundrejt pagesës 500 mijë euro, vrasje e cila nuk u realizua.