VIDEO-SYRI TV/ Bie zjarr në një servis në Lushnjë, digjen automjetet luksoze që ishin brenda

Një zjarr i madh ka rënë në një servis makinash në Saver të Lushnjës.

Brenda servisit ndodheshin disa mjete luksoze të cilat janë djegur nga zjarri duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.

Dyshohet se zjarri ka ardhur nga furra e pjekjes se bojës së makinave, e cila më pas u përhap në të gjithë servisin.

Në momentin kur ra zjarri, biznesi ishte i mbyllur. Flakët u konstatuan nga fqinjët, të cilët lajmëruan menjëherë zjarrfikësit e Lushnjës.

Zjarri ishte i madh dhe për shuarjen e tij në ndihmë erdhën edhe shërbimet zjarrfikëse të Fierit dhe Divjakës.

Banorët shprehen se dëmi nga zjarri është i madh dhe akuzojnë shërbimin zjarrfikës se mbërriti në vendngjarje me vonesë.

Sipas informacioneve paraprake të zjarrfikësve, zjarri nisi te furra e pjekjes e bojës së makinave dhe më pas u përhap në të gjithë servisin.