VIDEO/ Rrëzohet nga shkëmbi dhe bie në humnerë, vdes tragjikisht shqiptari në Greqi

Një shqiptar i moshës 40 vjeç ka gjetur tragjikisht vdekjen në zonën e Sakës në Keratea të Greqisë.

Sipas informacioneve, shqiptari është shtypur nga një shkëmb që ka rënë nga mali, teksa mblidhte barishte medicinave.

Më pas, shqiptari raportohet se për pasojë ra në humnerë nga një lartësi prej 20 metrash, duke gjetur kështu vdekjen.

Sipas informacioneve, bashkë me burrin fatkeq, në zonë kishin shkuar edhe dy të tjerë dhe kishin njoftuar shërbimet kompetente.