Shehaj: SPAK të hetojë Ramën dhe Xhaçkën, shpallën investitore kunatën e ministres

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratës arrogante që ministrja e Jashtme, Xhaçka dha pas pyetjes së gazetares së Syri Tv në lidhje me investimet të bashkëshortit dhe familjes të saj.

Shehaj ka akuzuar ministren se ka shkelur ligjet e vendit sa i përket statusit të investitorit strategjik dhe se drejtësia duhet të merret menjëherë me këtë çështje korruptive.

Postimi i Shehajt:

Është fyese për çdo shqiptar që ministrja Xhaçka me paturpësi dhe arrogancë del para mediave dhe shqiptarëve dhe thotë që asaj nuk i rëndon fare të qenurit njëkohësisht ministre e Jashtme dhe investitore strategjike e shpallur nga kryeministri.

Ministrja akuzoi sot opozitën se ka shpifur për shpalljen e bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Ministrja gënjen!

Cila ishte shpifja e opozitës? Që kompania AG.TCC u shpall investitor strategjik me vendimin e Ramës?

Që zoti Gaci, pronari i AG.TCC, është bashkëshort i zonjës Xhaçka?

Apo që mashtruan dhe shkelen ligjin duke përdorur kunatën e ministres për të fshehur gjurmët?

Opozita tha të vërtetën dhe tani është puna e organeve të drejtësisë që të gjykojnë mbi faktet kokëforta.

Së pari, Gykatës Kushtetuese për shkeljen e Kushtetutës dhe papajtueshmerinë e mandatit.

Dhe së dyti ,SPAK-ut, i cili duhet të hetojë shkeljen e ligjit nga Rama dhe një anëtare e qeverisë, që përdori mandatin e dhënë nga qytetarët për të pasururar veten dhe për të përvetësuar pasuritë publike.