Kaos në Hungari/ Trafik 10 km i gjatë, shqiptarët bllokohen për orë të tëra

Dalja nga Hungaria është bërë një sfidë e vërtetë për udhëtarët. Në rrugët kryesore, është krijuar një trafik jashtëzakonisht i rënduar, aq sa makinat thuajse nuk lëvizin. Disa foto e video kanë mbërritur në redaksinë e JOQ nga shqiptarët që po lënë Hungarinë për tu kthyer në Shqipëri.

Ata thonë se trafiku është më shumë se 10 km i gjatë dhe se për të dal nga kufiri hungarez, duhet gati një ditë e tërë pritje. Ndonëse autostradat janë me korsi të mjaftueshme dhe nuk ka pasur aksidente, numri i lartë i mjeteve ka bërë që segmentet kryesore rrugore drejt doganës të bllokohen.

Më herët JOQ publikoi një video sesi një shofer serb, i cili po transportonte edhe disa shtetas shqiptar, hyri në kundravajtje në autostradë për të mbërritur në pikën kufijtare. Distanca që ai përshkroi nuk ishte më shumë se 2 minuta, e që për automjetet e tjera do të duhen orë të tëra për të mbërritur në doganë.