'U kthyem si në kohë antike'/ Ukrainasit festojnë në terr Krishtlindjet

Edhe pse disa festuan më 24 dhjetor, 6 janari shënon sërish vigjiljen e Krishtlindjes për shumë qytetarë ukrainas.

Në qytetin perëndimor Mukaçevo, besimtarët u mblodhën në manastirin shekullor ortodoks të Shën Nikollës për të ndjekur meshën e shenjtë.

Energjia elektrike u ndërpre në fund të shërbesës, por disa besimtarë vazhduan të qëndronin, duke kënduar nën dritën e qiriut.

“Pa drita ishte edhe më mirë, sepse u kthyem në kohët antike. Gjithashtu, liturgjia ishte ndryshe dhe ne e përjetuam ndryshimin. Nuk ankohemi”, tha arqipeshkvi i Manastirit të Shën Nikollës në Ukrainë.

Ndërkohë, mendimet e njerëzve ishin me ata që ishin në fushën e betejës.

Një aktore vendase deklaroi se shpreson që kushdo që ndodhet në vështirësi të kërkojë ndihmën e Krishtit dhe të gjejë strehim tek ai.

Edhe shumë grekë katolikë festuan Krishtlindjen këto ditë. Fëmijët në kishën kryesore në Mukaçevo interpretuan një shfaqje me lindjen e Krishtit.