Vasili: Rama gënjeshtar kronik, vaksinimi 98% i fëmijëve është arritur 10 vite më parë - e çertifikoi OBSH

I ftuar në Edicionin e Pasdites në ‘Syri Tv’ me moderatorin Bled Marku, ishte nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ku foli për mashtrimin që Edi Rama po tenton t'i bëjë opinionit publik mbi vaksinimin e foshnjave në vend.

Shifra 98% është arritur që në kohën kur kryeministër ishte Berisha dhe për këtë shifër ka ardhur në vend personalisht mbretëresha e Belgjikës dhe drejtoresha e OBSH-s për të na falënderuar në uljen një shifrore të mortalitetit të foshnjave.

"Edi Rama ka një tregues dhe arritje të shkëlqyer sepse është 200% në fjalët e tij i ka gënjeshtra dhe asnjë lider politik nuk i afrohet afër për këtë gjë, duke harruar se jetojmë në kohën e informacionit dhe vërtetohen të gjitha deklaratat. Ai pak ditë me parë Rama tha në mënyrë të turpshme për gjendjen e vaksinimit të fëmijëve dhe duke publikuar shifrën e vaksinimit në 98%.

Si një ish punonjës i atij sistemi ka qenë një mund i të gjithëve punonjësve të shëndetit Publik për të bërë të mundur vaksinimin e vaksinimit për të gjithë fëmijët dhe ajo që tha Rama nuk është e vërtetë sepse ky është rezultat i shumë viteve punë kur edhe unë isha drejtues i atij institucioni dhe shumë të tjerëve përpara meje.

Kjo arritje e sistemit shëndetësor ishin të rëndësishme pasi eliminuan të gjitha sëmundjet e rrezikshme ngjitëse. Drejtoresha e OBSH-s pasi erdhi në Tiranë në kohën e Kryeministrit Berisha na përgëzoi për uljen e mortalitetit te foshnjat në nivelin një shifror dhe arritja e dytë ishte dhe vaksinimi mbi 98%.

Kjo arritje ishte puna e bërë mbi 50-vjet nga punonjësit e shëndetit publik në vendin tonë, por më e turpshme ishte reagimi i socialistëve duke e cilësuar atë shifre si të rremë sepse zakoni i tyre bazohet në dy pika në vjedhjen dhe gënjeshtrën.

Si ka mundësi që në këtë vit të kemi një kryeministër të tillë që është i papërgjegjshëm, pasi kjo shifër është arritur prej vitesh dhe e vetmja punë e tyre ishte ta mbanim në këtë nivel ku është dhe përpara se të bëjë deklarata të tilla duhet të informohen dhe të verifikojnë të gjitha ato që nxjerrin nga goja dhe duan ta përdorin për propagandë.

Mbretëresha e Belgjikës, Matilde ka ardhur për këtë arritje të madhe që në atë kohë dhe përkthyese ishte një nga ministret e Ramës sot sepse bëhej fjalë për mbrojtjen e jetës të një numri të lartë të popullatës feminore, falë punës dhe sakrificës së shumë njerëzve që sot disa nga ato nuk jetojnë më sot sepse qëllimi ynë ishte të bënim punën dhe jo propagandë në facebook. Ky është një kryeministër është i ligë dhe derdimen me këto gjëra që po bën me deklaratat qesharake mbi vaksinimin. E vetmja arritje e tij është shkatërrimi i sistemit shëndetësor në Shqipëri".