Tenderi fiktiv 420 mln lekë/ Tedi Blushi: Krim. Drejtësia të veprojë urgjentisht ndaj Erion Veliajt!

Partia e Lirisë ka reaguar pasi kandidati i opozitës për kryetar bashkie, Belind Këlliçi denoncoi skandalin e Erion Veliajt me tenderin fiktiv për rikonstruksionin e rrugës 'Xhon Belushi' te Njësia 4. 

Të hënën do shpallet fituesi i tenderit prej 42 mln lekë të reja, ndërkohë që punimet në terren kanë nisur dhe po kryhen nga mjetet dhe punëtorët e ndërmarrjes së bashkisë Tiranë. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi kërkon nga drejtësia që të veprojë urgjentisht ndaj Veliajt, për krimin që po konsumon. 

Postimi
Drejtësia të veprojë urgjentisht ndaj Kryebashkiakut në largim të Tiranës për këtë krim që po kryen nën panikun e ndëshkimit mbarëpopullor. ✌️??