VIDEO/ Rusi, përleshje e egër mes tigrave në cirk para fëmijëve

Imazhet mizore u kapën në kamera në një cirk Kislovodsk në Rusi , kur një përleshje e ashpër shpërtheu mes dy tigrave gjatë një shfaqjeje.

Konkretisht gjatë emisionit dhe në momentin kur zbutësi po tentonte t'i drejtonte në pozicionin e paracaktuar, njëri nga tigrat sulmoi një tjetër që vraponte brenda në kafaz. 

Kafshimet ishin aq të forta sa që dy kafshët nuk e lëshonin njëra-tjetrën.

Trajnerët i goditën vazhdimisht tigrat në përpjekje për të ndarë kafshët në një spektakël që u shpalos para fëmijëve dhe prindërve.

Një tigër, i quajtur Eru, u plagos rëndë, por u ngjit përsëri në një stol para se të rrëzohej nga plagët e marra.

Episodi i tmerrshëm çoi në thirrje të menjëhershme për ndalimin e kafshëve të gjalla në cirk në Rusi.

Tigrat e tjerë ishin në ring, por nuk morën pjesë në ndeshje.

Kujdes pamje të rënda: