Berisha i uron suksese, kongresmenit Kevin McCarthy në krye të Dhomës së Përfaqësuesve

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka përshëndetur, zgjedhjen e udhëheqësit të republikanëve, të ligjvënësit amerikan Kevin McCarthy në krye të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA. Në mesazhin e tij në Fb, Berisha nënvizoi:

“Kevin McCarthy zgjidhet Spiker i Dhomës së Përfaqësuesve! Kongresmeni i mirënjohur Kevin McCarthy i cili ka udhëhequr grupin e kongresmenëve republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve është zgjedhur Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA.

Zgjedhja e tij u arrit pas një dialogu të frytshëm me përfaqësues të “Freedom Caucus” (Grupi i Lirisë). Me këtë rast, ju ftoj t’i urojmë suksese të mëdha Spikerit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy në detyrën e lartë dhe shumë të rëndësishme për të cilën u zgjodh.”