VIDEO/ Nënë Liza: Ky popull të mos i besojë Erion Velisë! Unë nuk kam marrë asnjë metër!

“A mund të ketë emër tjetër cinizmi dhe pafytyrësia njerëzore?!”- ngriti pyetjen sot kreu i PD-së, Sali Berisha, duke treguar Erion Veliaj, kryebashkiakun e Tiranës.

Veliaj i gënjeu sërish publikisht pjesëmarrësit në një nga takimet e tij të fundit elektorale lidhur me dëbimet e banorëve nga shtëpitë e tyre dhe protestat që pasuan, duke thënë shprehimisht, si në videon e publikuar sot nga Berisha, këto fjalë: “Ja, po ju sfidoj sot, shkoni e pyesni nënë Lizën, ikona e Partisë Demokratike; çunat e vet të OFL-së me 20 "reinxh rovera" organizuan gjithë dynjanë aty. Nënë Liza firmosi 500 metra katrorë të Stefano Boerit tek “5 Maji" kur e kuptoi se nuk e ndalon dot progresin,”- tha ai.

Por, nuk ka vonuar as përgjigja e zonjës Lizë Marku, së cilës bashkia ia shembi shtëpinë në rrugën “5 Maji”dhe nuk iu premtua asnjë tjetër. Ajo e rrëzoi publikisht, mashtrimin që u bë në emrin e saj.

“Nënë Liza, ke firmosur, a ke marrë ndonjë metër siç thotë ai?” – ishte pyetja. Dhe dëgjojeni përgjigjen e saj:

“As kam firmosur, as bono, as kontratë, as kam marrë asnjë metër, as i kam "gjovrat"- deklaroi ajo, duke nënkuptuar makinat luksoze që përmendi Veliaj për djemtë e saj. - "Gjovrat" i ka Erion Veliaj! Të OFL-së është Erion Veliaj bashkë me Ramën! 

Edhe  ky popull të mos i besojë Erion Velisë, se ai thotë “shkoni e pyetni Lizën”!  Unë nuk kam  marrë asnjë gjë! Ta dijë krejt populli ku të jetë jetë!” theksoi znj. Lizë Marku.